Trahanaja

Receta e për nesër në mëngjes: "Trahana" Ky është një gatim që të gjithë e kemi provuar në fëmijëri, por trahanaja është një ushqim tradicional me shumë vlera prandaj mos ngurroni ta përgatisni. E pasur në minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve

Përbërësit:​

  • 50 gr trahana e ëmbël​
  • ½ gotë ujë​
  • ½ gotë qumësht​
  • 50 gr djathë i bardhë​
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri​
  • 2 feta bukë e thekur​

Përgatitja:​
Në një tenxhere të vogël zieni ujin. Shtoni trahananë dhe ulni nxehtësinë. Përziejeni vazhdimisht që të siguroheni që nuk po ngjit në fund të enës. Pas 5 minutash shtoni qumështin dhe vajin dhe vijoni ta përzieni deri sa të trashet. Nëse është e nevojshme shtoni pak ujë. Shërbejeni në një pjatë të thellë ose tas. Shtoni bukën e thekur të copëtuar dhe djathin e bardhë sipër. 


 "Presh me Beshamel të bërë me Miell Orizi"


Ju duhen pak përbërës për të pasur një pjatë të tillë plot shije. Me beshamelin e bërë me miell orizi, është e përshtatshme dhe për ju që jeni të ndjeshëm ndaj glutenit. 
Përbërësit për 4 persona: 

  • 500 gr presh​
  • 2 lugë vaj ulliri​
  • 1 lugë me susam të zi ose të bardhë​
  • Disa degë trumze​
  • 1 lugë me Parmigiano të grirë 

Për beshamelin me Miell Orizi: 

  • 100 gr. gjalp
  • 100 gr. miell orizi​
  • 600 ml. qumësht​
  • Pakëz arrë myshku​
  • 1 lugë të vogël kripë​
  • Pak piper të zi 

Përgatitja: 
Pastroni preshin mirë duke hequr pak pjesën e gjetheve dhe pritini në copa të mëdha gati në 3-she. Vendosini të ziejnë në ujë me kripë për 10-15 minuta. Kullojini me kujdes që mos i prishni 
formën dhe renditini në një tavë të lyer me vaj ulliri poshtë. Shtoni gjethe trumze, pak piper të zi dhe kripë. 
Ndërkohë përgatisni beshamelin duke shkrirë gjalpin, shtoni miellin e orizit dhe vazhdoni skuqeni, por mos e lini të marrë shumë ngjyrë. Më pas jashtë zjarrit shtoni qumështin, përzieni 
vazhdimisht që mos ju bëhet me kokrriza dhe vendoseni përsëri në zjarr që të trashet. 
Shtoni kripën, piperin dhe arrën e myshkut dhe lëreni mbi zjarr duke e përzierë pa ndalë derisa të trashet. 
Shtoni salcën sipër preshve duke i mbuluar plotësisht ato. Spërkateni sipërfaqen me djathë të grirë, susam dhe pak vaj ulliri sipër. Piqeni në furrë të nxehur më parë në 180°C derisa sipërfaqja të jetë e thekur mirë. 
Shërbejeni të ngrohtë.


Receta e Javës Lunxheria: "Ushqimi i parë për bebe, Supa me Miell Orizi "

Përbërësit: 

  • 150 ml supë perimesh
  • Rreth 3 lugë miell orizi
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle 
  • Pak djath parmiggiano

Përgatitja: Nxeheni supën, pastaj shtoni miell orizi dhe përziejeni mirë me një pirun për të hequr topthat. Shtoni vaj, djathë dhe përzieje në mënyrë të vazhdueshme, dhe ja ku u bë!


"Pite me Miell Orizi pa Gluten"

Koha e Përgatitjes: 7 Minuta
Përbërësit për 10-12 Petulla, 3-4 Persona

  • 1 filxhan miell orizi
  • 2 lugë sheqer
  • 2 lugë çaji pluhur për pjekje
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1 vezë e rrahur lehtë
  • 1 filxhan qumësht orizi ose 1 filxhan qumësht soje
  • 2 lugë çaji vaj

Përzieni miell orizi, sheqer, pluhur pjekje dhe kripë në një tas. Rrihini me qumësht derisa përzierja të jetë e njëtrajtshme. Shtoni vezën e rrahur dhe vajin dhe trazojeni mirë.
Shtoni pak vaj në tigan dhe gatuajini me nxehtësi të mesme. Kujdes, kthejeni vetëm një herë!


Maskë Kozmetike

Mielli i Orizit jep një kontribut fantastik edhe në kozmetikë. Ja një recetë e thjeshtë për maskë fytyre:
Përbërësit:

  • 1-2 Lugë gjelle me Miell Orizi
  • 1-2 Lugë gjelle me caj
  • 1 Lugë caji me Mjalt

Përgatitja
Përziejini të gjithë përbërësit për të krijuar një krem të njëtjrajtshëm. Vendoseni kremin e përgatitur në fytyrë dhe mbajeni për 20-30 minuta. Më pas shpëlajeni fytyrën e ujë për të pasur një fytyrë të shndritshme!


Krepa me miell orizi Lunxheria.

Te shoqeruara me mjalte bio Lunxherie dhe arra te vendit. Sa te shijojne sidomos per mengjes.


Bakllavaja tradicionale shqiptare

Shtro pete e hidh arra dhe piko me gjalp!

Gjalpi i mbledhur dhe i tretur vete me pak trendeline nga Lunxheria,arrat bio dhe petet te holla,doemos qe do te bejne nje bakllava te shijshme.Gezuar festat e fundvitit.


Lakrori i Fundvitit


Petullat e Dërrases

Erdhen petullat e derrases nga fshati Kellez,te bera me dashuri dhe perkujdesje (me kerkesen time nga malli per to)nga Rozana Dudi Kaftani(vajza e shokut tim te femijerise),e cila vazhdon traditen e Lunxherise. Falenderim nga zemra per Rozanen.Ishin fantastike pasi i perveluam. Urdheroni nese ju ka shkuar mendja.