Tel: +355693590672 | Email: trahanalunxheria@gmail.com | Adresa: Rruga Kongresi i Manastirit, Tiranë
Trahana Lunxhëria, prodhim i mjeshtrit të prodhimit të produkteve ushqimore popullore, është një ushqim tradicional mjaft i përdorur në Lunxhëri dhe kudo. Një produkt, që më tepër se në çdo kohë tjetër më përpara, ka vlerë sot, kur ushqimet, produktet, perimet e zarzavatet e gjithçka tjetër përfshirë në ekonominë e tregut, stimulohen, injektohen të piqen shpejt, të shtojnë në peshë, shkurt të molepsen me hormone. TRAHANA LUNXHËRIA në mes të kësaj amalgame, rekomandohet si ushqimi më i pastër, më popullor, më i përdorur, i lehtë në trup, i thjeshtë në përgatitje dhe, mbi të gjitha aq i mirë e i shijshëm. Kjo nuk është reklamë e Trahanasë, sepse me klientelën e gjerë brenda e jashtë vendit, ajo ska nevojë për reklamë.
Trahana Lunxheria Spot
Pregatitja e Miellit te Orizit
"Trahana Lunxhëria" sot shquhet në tregun shqiptar dhe jo vetëm në të, si një produkt artizanal, një ushqim tradicional, shumë i shijshëm, i lehtë, i shpejtë në përgatitje, një ushqim që konsumohet në çdo vakt të ditës, e sidomos në mëngjes. Produkt shumë i kërkuar dhe i shijshëm.
Trahana Lunxheria
Një pjatë trahana, me pak gjalpë ose vaj ulliri, pak djathë përsipër, pak trëndelinë, është gjithçka që duhet për ta nisur ditën i ngrënë në mënyrë cilësore dhe efikase.
Krahina e Lunxherisë
Prodhimet natyrore të Lunxhërisë janë me shije krejt tjetër, ashtu si dhe gatimet me to, janë krejt të ndryshme nga të shumë vendeve të tjera e, madje edhe nga të krahinave të tjera rreth nesh.