Kompania "Trahana Lunxheria" , donacion me produktet e saj per punonjesit sanitare dhe te mirembajtjes ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit.
Administratori i Kompanise Kico Noti , gjate dhurimit te paketave me produkte te firmes per punonjesit sanitare, eshte shprehur se zhvillimi i sigurt i biznesit pa mbeshtetjen e Policise nuk eshte i mundur.
Noti:"Falenderoj Policine e Shtetit qe na ka qendruar shume afer dhe kemi gjetur nje mbeshtetje te madhe kudo ku kemi qarkulluar, ne gjithe Shqiperine, nga gjithe punonjesit e Policise, te cileve u them se jane trima ne kete kohe lufte , duke rrezikuar qofte edhe jeten e tyre per te mbrojtur popullin dhe gjithe njerezit qe ndodhen ne rruge.
Falenderoj Drejtorin e Pergjithshem te Policise , per organizimin e te gjitha masave per kete situate te cilen e kemi kaluar me se miri deri tani dhe te gjithe bashke do t'ia dalim deri ne fund''.
Drejtori i Departamentit per Sherbimet Mbeshtetese ne Policine e Shtetit , Theodhori Gravani , ka falenderuar administratorin e kompanise z. Noti edhe ne emer te te gjithe punonjesve te mirembajtjes dhe ata sanitare, per vleresimin dhe ndihmen e dhene ne kete situate te pazakonte pandemie.
#ti qendro ne shtepi
Durim do i'a dalim!
Faleminderit!
Pune te mbare!