Receta e për nesër në mëngjes: "Trahana" Ky është një gatim që të gjithë e kemi provuar në fëmijëri, por trahanaja është një ushqim tradicional me shumë vlera prandaj mos ngurroni ta përgatisni. E pasur në minerale, acide organike, proteina dhe fibra, trahanaja është zgjedhja ideale për mëngjesin e fëmijëve

Përbërësit:​

  • 50 gr trahana e ëmbël​
  • ½ gotë ujë​
  • ½ gotë qumësht​
  • 50 gr djathë i bardhë​
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri​
  • 2 feta bukë e thekur​

Përgatitja:​
Në një tenxhere të vogël zieni ujin. Shtoni trahananë dhe ulni nxehtësinë. Përziejeni vazhdimisht që të siguroheni që nuk po ngjit në fund të enës. Pas 5 minutash shtoni qumështin dhe vajin dhe vijoni ta përzieni deri sa të trashet. Nëse është e nevojshme shtoni pak ujë. Shërbejeni në një pjatë të thellë ose tas. Shtoni bukën e thekur të copëtuar dhe djathin e bardhë sipër.